Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Date:

Share post:

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, kur ka humbur jetën.

Viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ai ka pësuar arrest kardiak apo ka rënë nga shtylla.

46-vjeçari ishte nga Elbasani dhe punonte në një firmë private që operonte në Patos.

Policia ka shoqëruar 4 persona në Komisariatin e Fierit, të cilët po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Patos/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...