Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit

Date:

Share post:

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë zjarri në Rrilë, ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për pushimin e procedimit penal ndaj Vinçens Tukut, Kevin Ndokës dhe Amarildo Kola (Ndreca).

Ngjarja për të cilën ata ishin nën hetim ka ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, para shkollës 9-vjeçare në fshatin Rrilë të Lezhës, ku gjate përplasjes me armë zjarri mbeti i plagosur Agron Puka. Të tre shtetasit ishin proceduar dhe shpallur në kërkim, ndërsa Prokuroria e Lezhës kishte ngritur ndaj tyre akuzat për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Por pas hetimeve të kryera nga prokurorja e çështjes, Irena Sufaj, Prokuroria ka vlerësuar se nuk janë siguruar prova që implikojnë Vinçens Tukun, Kevin Ndokën dhe Amarildo Kola (Ndreca) në ngjarje.

Për këtë arsye, drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Arben Nika, iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e çështjes dhe shuarjen e masave të sigurimit personal të vendosura ndaj tre personave.

Dispozitivi i Gjykatës

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 53-2026-2373, datë 09.09.2026, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur:

Pushimin e akuzës ndaj Vinçens Tuku, Kevin Ndoka dhe Amarildo Kola (Ndreca) për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtjen pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

* Shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj këtyre personave te caktuara me vendimin nr. 690-120, datë 09.03.2024 dhe vendimin nr. 3014-523, datë 11.10.2024.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...