Shoferi i dehur i autoambulancës aksidenton të moshuarin dhe përfundon në pranga në Korçë

Date:

Share post:

Misioni për të shpëtuar jetë ka qenë buzë tragjedisë mbrëmjen e së premtes, kur një autoambulancë ka përplasur një të moshuar në afërsi të bibliotekës së Korçës. Ngjarja ka marrë një rrjedhë të papritur kur testimet policore kanë konfirmuar se personi që mbante timonin e mjetit të urgjencës spitalore ishte nën efektin e alkoolit.
Sipas burimeve nga policia, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është goditur nga mjeti i ndihmës së shpejtë. Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i ambulancës, i identifikuar me inicialet E.Q., 44 vjeç, e ka transportuar vetë të dëmtuarin për në spital. Burimet konfirmojnë se i moshuari ka marrë ndihmën e nevojshme dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Veprimi i shoferit pas aksidentit nuk e ka shpëtuar 44-vjeçarin nga përballja me ligjin. Verifikimet e kryera nga efektivat e rrugores zbuluan se shoferi i ambulancës po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, duke shkelur hapur çdo protokoll sigurie dhe etike profesionale.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të drejtuesit E.Q., ndaj të cilit rëndojnë akuzat për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktim të aksidentit rrugor. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...