Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Date:

Share post:

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u mblodhën në 7 të mëngjesit në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Zogut të Zi, në pikun e qarkullimit për ditën e parë të shkollës.

Për të shmangur bllokimin e rrugës që do të paralizonte edhe më tej kryeqytetin në një ditë të tillë të ngarkuar, blutë shoqëruan disa prej tyre dhe e shpërndanë grupin që krijoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Gjatë shoqërimeve, një efektiv i forcave Shqiponja, goditi me grusht në bark një protestues që ishte ndaluar nga blutë, çka pasoi me pezullimin e tij nga detyra.

Kryepolici Hita, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, “për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

“Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje ku shfaqet një punonjës policie, i cili godet me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit, Tiranë, pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, inspektor J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi.

Policia e Shtetit nuk toleron asnjë veprim që kryhet në kundërshtim me ligjin dhe me standardet profesionale të punës dhe do të vijojë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo shkeljeje nga punonjësit e saj”, njoftoi Policia e Shtetit.

Ndërkohë për bllokimin e lëvizjes në akset kryesore të Tiranës në protestën e mbrëmshme, policia njoftoi se vuri në hetim 20 pjesëmarrës në tubim, mes të cilëve 7 vajza e gra. Sipas policisë ata bllokuan rrugët në bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Ëillson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale, policia thotë se i referoi në Prokurorinë e Tiranës, për 3 vepra penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...