GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Veprimet në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, fraksion i dosjes AKSHI. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ajo dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Akuzat mësohet se u ngritën pas këqyrjes së celularëve që iu sekeustruan Ergys Agasit.
Kontrolle po bëhen nga SPAK në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe banesa të disa zyrtarëve të tjerë të policisë.
Përveç arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, janë ekzekutuar 2 masa të tjera për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.
©ZëriOnline


