Hoteli me pushues/ Sekuestrohet Central Park Premium dhe një objekt tjetër në Ksamil, u ndërtuan pa leje

Date:

Share post:

Dy objekte paleje të ndërtuara si godina hotelerie janë sekuestruar në Ksamil ndërsa ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për pronarin e tyre.

Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, kanë kryer procedurat për ekzekutimin e vendimeve të caktuara nga Gjykata e Sarandës, në vijim të hetimeve të kryera për një rast të ndërtimit pa leje, për qëllime fitimi, në Ksamil.

Policia bëri të ditur se në zbatim të vendimit të Gjykatës së Sarandës është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga kjo Gjykatë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin K. P..

Gjykata ka vendosur edhe sekuestrimin e hotelit 5-katësh Central Park Premium dhe të një objekti 1-katësh, në lagjen nr. 2, rruga “Derolli”, Ksamil, të ndërtuara pa leje, për shërbime hotelierie.

Gjatë procedurave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, u konstatua se hoteli ishte në funksion dhe ishin akomoduar pushues. Për këtë arsye, u morën masa paraprake dhe më datë 6 tetor do të kryhen të gjitha veprimet për ekzekutimin e plotë të vendimit të Gjykatës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...

Gazetarja e Durrësit denoncon presionin policor, reagon Unioni i Gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Durrës, ka reaguar pas denoncimit të gazetares së Syri TV, Albana Aliaj, për...

I arrestuari Embro Sulejmani ka zhdukur DVR-në e kamerave të lokalit ku ka qëndruar Gys Agasi me shokët

Embro Sulejmani një nga të arrestuarit e SPAK në Durrës punonte si administrator në një lokal në bllokun...

Dosja Agasi/Kryetarja e SHISH-it nën akuzë, kontrolle dhe në shtëpinë e kryepolicit Ilir Proda

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin,...