Nga 5 tetori nis parkimi me pagesë në Durrës, çfarë duhet të dinë qytetarët

Date:

Share post:

Pas një periudhe përgatitore, Bashkia Durrës ka përcaktuar zonat, tarifat dhe rregullat që do të aplikohen, ndërsa nënkryetari Gentian Kallmi ka dhënë sot detajet për mënyrën se si do të funksionojë skema e re.


Qyteti do të ndahet në dy zona. Në Zonën A parkimi do të kushtojë 100 lekë në orë, ndërsa në Zonën B tarifa do të jetë 40 lekë në orë. Orari ndryshon sipas sezonit. Nga 1 tetori deri më 31 maj, pagesa do të aplikohet nga e hëna në të premte, 08:00 deri në 16:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën parkimi në rrugë do të jetë pa pagesë. Në sezonin veror, nga 1 qershori deri më 30 shtator, pagesa do të aplikohet çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 20:00.
Një nga kategoritë që prek drejtpërdrejt skema e re janë rezidentët. Banorët e rrugëve ku aplikohet parkimi me pagesë mund të përfitojnë abonim vjetor me tarifë 10 mijë lekë për një automjet për familje. Për hapësirat publike të miratuara mes pallateve, rezidentët mund të pajisen pa pagesë me vërtetim parkimi.
Aplikimi bëhet pranë Njësisë Administrative ku qytetari ka vendbanimin dhe, pas verifikimit të dokumenteve, abonimi ose vërtetimi lëshohet brenda pesë ditësh. Dokumentacioni duhet të vendoset më pas në një pozicion të dukshëm në automjet.
Sistemi përfshin edhe tre hapësira publike: sheshet “Jorgji Ziu”, “Vollga” dhe parkimin pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”. Në këto pika tarifimi bëhet sipas kohës së qëndrimit, nga 100 deri në 500 lekë, ndërsa pagesa kryhet me kartë bankare nëpërmjet POS-it.
Kallmi sqaroi gjithashtu se me nisjen e sistemit të ri është pezulluar dhënia e lejeve vjetore të parkimit për subjektet në rrugët që janë përcaktuar si zona me pagesë. Ndërkohë, për hapësirat mes pallateve, parkimi për rezidentët do të nisë pas vendosjes së sinjalistikës përkatëse.
Bashkia thotë se qëllimi nuk është vetëm tarifimi i parkimit, por edhe administrimi i hapësirës publike dhe rritja e vendeve të disponueshme. Paralelisht me sistemin e ri, po punohet për shtimin e kapaciteteve, përfshirë parkimin pranë Portit të Durrësit dhe projektin për një parkim nëntokësor në zonën e Mauzoleumit të Dëshmorëve.
Sipas bashkisë, mundësia e zgjerimit të parkimit pranë shëtitores “Taulantia” po shqyrtohet për vitin e ardhshëm, në një përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje për parkim, veçanërisht në zonat qendrore dhe turistike.

spot_img

Artikuj të lidhur

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri ishte 662 euro për banor në vitin 2025, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht...

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...