SPAK aksion kundër grupit kriminal në Tiranë dhe Shkodër, rishpallet në kërkim Endrit Dokle

Date:

Share post:

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër operacionin e koduar “Muri i Lartë”, për ekzekutimin e masave të sigurisë të vendosura nga GJKKO. Në Shkodër është arrestuar Bledar Cafi, ndërsa Endrit, alias Indrit Dokle, nuk është gjetur gjatë kontrolleve dhe vijon të jetë në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në orët e para të mëngjesit u arrestua në banesën e tij në Shkodër Bledar Cafi, 50 vjeç, të cilin policia e cilëson si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjykata e Posaçme, më 25 shtator 2026, kishte caktuar ndaj Cafit masën e sigurisë “Arrest me burg”. Sipas Policisë, ai akuzohet për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në kuadër të të njëjtit operacion, policia dhe BKH ushtruan kontrolle edhe në ambientet që i përkasin Endrit Dokles, i njohur edhe si Indrit Dokle, 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, Dokle është në kërkim që prej vitit 2024. Edhe ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzat e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Endrit Dokle nuk u gjet gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit.

Mësohet se ky është vijim i një operacioni të mëparshëm të SPAK, në kuadër të të cilit u lëshuan 15 urdhërarreste, mes tyre edhe për disa anëtarë të fisit Rraja.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Operacioni nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, nën drejtimin e SPAK. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër, i cili gjatë operacionit nuk u gjet në banesë.

Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, DVP Shkodër dhe BKH, nën drejtimin e SPAK, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe të vendimit të Gjykatës, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Muri i Lartë”, me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit personal ndaj një shtetasi, si dhe kryerjen e kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi tjetër, i shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit, në Shkodër u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit B. C., 50 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e tij në Shkodër. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 25.09.2026, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po në zbatim të vendimit të GJKKO-së, u ushtrua kontroll në vendet që i përkasin shtetasit në kërkim E. D., alias I. D., 43 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, person në kërkim që prej vitit 2024, për të cilin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve, ky shtetas nuk u gjet dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.“-njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën tragjikisht 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Fermë-Çlirim të Fierit, pasi banesa ku jetonte u...

Histori horror/ I gdhendi pentagramin në gjoks shoqes së klasës, ja kur do të ekzekutohet 50-vjeçarja

Ka nisur numërimi mbrapsht për një nga ekzekutimet më të bujshme dhe më të diskutura në historinë moderne...

Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit...

88 pako kanabis të fshehura në furgon, arrestohen burrë e grua në Kakavijë

Rreth 91 kilogramë kanabis, që dyshohet se kishin si destinacion Greqinë, janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës. Lënda...