Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë kanë finalizuar operacionin e koduar “Larushku”, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e 41-vjeçarit. Pas verifikimeve në terren, policia lokalizoi dhe arrestoi Agim Xhixhën, banues në Larushk të Sipërm, Fushë Krujë.
Xhixha ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar përfundimisht me 6 vite burg.
Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Pas arrestimit, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe ekzekutimin e vendimit të dënimit.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Larushku”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Agim Xhixha., 41 vjeç, banues në Larushk i Sipërm, Fushë Krujë.
41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.
©ZëriOnline


