Ambasadori amerikan nisi zyrtarisht detyrën, takimi i parë me Presidentin Begaj: SHBA-të, partner i pazëvendësueshëm 

Date:

Share post:

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nisi sot zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Tiranë, me paraqitjen e letrave kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Takimi i cili nisi rreth orës 12:00 dhe zgjati për 1 orë e 30 minuta, shënon hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e detyrës së tij si përfaqësues i Washingtonit në Shqipëri.

Begaj i rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kuadër, ai u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.

“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, theksoi Presidenti.

Pas takimit me Kreun e Shtetit, Wendt pritet të vijojë agjendën e tij diplomatike me takime të nivelit të lartë. Të hënën, ai pritet të zhvillojë takimin e parë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Në ditët në vijim, ambasadori i ri amerikan pritet të prezantohet edhe me përfaqësues të politikës dhe medias shqiptare, në një ceremoni që Ambasada e SHBA-ve do të organizojë të premten, më 2 tetor.

Wendt u konfirmua zyrtarisht në këtë detyrë më 8 gusht, pasi Senati amerikan miratoi emërimin e tij. Pas konfirmimit nga Senati, emërimi u formalizua përfundimisht me nënshkrimin e Presidentit Donald Trump.

Ai pason Yuri Kim, e cila përfundoi detyrën në qershor 2023. Pas largimit të saj, misioni diplomatik amerikan u drejtua nga Nancy VanHorn në cilësinë e të ngarkuarës me punë.

I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht 2026, Wendt vjen në Shqipëri pas më shumë se 34 vitesh karrierë në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe në Forcat Speciale “Green Berets”, si dhe me një përvojë të gjatë në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale.

Wendt është një Gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim, pjesa më e madhe në forcat speciale “Green Beret”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën tragjikisht 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Fermë-Çlirim të Fierit, pasi banesa ku jetonte u...

Histori horror/ I gdhendi pentagramin në gjoks shoqes së klasës, ja kur do të ekzekutohet 50-vjeçarja

Ka nisur numërimi mbrapsht për një nga ekzekutimet më të bujshme dhe më të diskutura në historinë moderne...

Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit...

88 pako kanabis të fshehura në furgon, arrestohen burrë e grua në Kakavijë

Rreth 91 kilogramë kanabis, që dyshohet se kishin si destinacion Greqinë, janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës. Lënda...