E zë korrenti teksa punonte në një varkë te Pista e Kokëve, humb jetën 28-vjeçari filipinez

Date:

Share post:

Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 12:20 në lagjen nr. 1, ku shtetasi A. R., punëtor i një firme private, po punonte me një pompë për largimin e ujit nga varka.

Gjatë punës, 28-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe, pavarësisht ndërhyrjes, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e punëtorit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përjetësoi eksodin e shqiptarëve me anijen “Vlora”, ndahet nga jeta fotoreporteri italian

Imazhet e mijëra shqiptarëve të mbërritur në Bari me anijen “Vlora”, më 8 gusht 1991, u kthyen në...

49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit

Një i burgosur është gjetur i pajetë në ambientet e burgut të Reçit. Viktima është identifikuar si Agron...

Ambasadori amerikan nisi zyrtarisht detyrën, takimi i parë me Presidentin Begaj: SHBA-të, partner i pazëvendësueshëm 

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nisi sot zyrtarisht misionin e...

Operacioni Muri i Lartë dhe skaneri i SPAK mbi aleancat e reja të botës së krimit

Operacioni masiv i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i pagëzuar me kodin...