Policia e Tiranës ka finalizuar pas katër muajsh hetime operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit janë identifikuar 52 persona, ndërsa për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas Policisë, 52 personat e identifikuar dyshohet se vepronin të veçuar ose në grupe dhe shpërndanin lloje të ndryshme të lëndëve narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të tjera të Tiranës.
Për 31 persona janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Drogë me monopatina, taksi dhe “delivery”
Nga hetimet, sipas Policisë, është dokumentuar se në disa raste të dyshuarit përdornin monopatina, taksi dhe shërbime “delivery” për shpërndarjen e lëndëve narkotike, me qëllim shmangien e vëmendjes së shërbimeve policore në terren.
Gjatë periudhës hetimore dhe ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë Cannabis Sativa.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
31 masa sigurie, 14 persona ende në kërkim
Policia njoftoi se masat e sigurisë “Arrest në burg” janë ekzekutuar ndaj shtetasve: G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.
këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës është e fokusuar maksimalisht në garantimin e sigurisë në shkolla dhe në luftën ndaj fenomeneve kriminale, si dhe siguron prindërit dhe qytetarët se do të intensifikojë kontrollet dhe hetimet për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.”, njofton policia.


