Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona në Tiranë

Date:

Share post:

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit policor “The Wanted”.

Sipas policisë, njëri kërkohej nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e drogës, ndërsa tjetri nga drejtësia e Kosovës për falsifikim kartëmonedhash.

Operacioni u zhvillua në vijim të bashkëpunimit operacional dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet e huaja, nën koordinimin e Drejtorisë së Interpolit.

Në Tiranë u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë shtetasi Ervin Dakoli, 47 vjeç, i lindur në Kavajë. Ai u kap nga specialistët për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë.

Sipas Policisë, Gjykata e Bolonjës kishte lëshuar në maj të vitit 2026 urdhër arresti ndaj 47-vjeçarit për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Autoritetet italiane e akuzojnë se gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar dhe kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin dhe mbajtjen e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të trafikuara drejt Italisë me qëllim shitjen.

Ndërkohë, në Rinas u arrestua shtetasi kosovar Hamdi Krasniqi, 38 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Gjykata e Apelit e Pejës e ka dënuar në vitin 2022 me 1 vit e 6 muaj burg për falsifikim të kartëmonedhave.

Sipas Policisë, 38-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte tentuar të hidhte në treg në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar gjatë vitit 2021.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me homologët në Itali dhe Kosovë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të dy të arrestuarve.

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën tragjikisht 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Fermë-Çlirim të Fierit, pasi banesa ku jetonte u...

Histori horror/ I gdhendi pentagramin në gjoks shoqes së klasës, ja kur do të ekzekutohet 50-vjeçarja

Ka nisur numërimi mbrapsht për një nga ekzekutimet më të bujshme dhe më të diskutura në historinë moderne...

88 pako kanabis të fshehura në furgon, arrestohen burrë e grua në Kakavijë

Rreth 91 kilogramë kanabis, që dyshohet se kishin si destinacion Greqinë, janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës. Lënda...

“Dosja 23”/ Nëntë të arrestuar në Kosovë për krime lufte, zbardhen detajet e hetimit

Nëntë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Zubin-Potok, në veri të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte...