Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Fermë-Çlirim të Fierit, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Raportohet se, i moshuari ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm. Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët janë përhapur në banesë. Për shkak të zjarrit, çatia e shtëpisë është shembur mbi 70-vjeçarin dhe fatkeqësisht ka rezultuar fatale për të.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, ndërsa vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


