Një 58-vjeçar, administrator i kompanisë që po kryen punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj, është proceduar penalisht në Lushnjë.
Sipas Policisë, procedimi ndaj Fredi Marës nisi pasi gjatë punimeve për rikonstruksionin e digës, e cila ishte dëmtuar, kompania nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit.
Si pasojë, raportohet se ka ngordhur një numër i konsiderueshëm peshqish në liqen.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë.


