Perimetri sigurisë në shkolla/Shiste kokainë, kapet në flagrancë 26-vjeçari në Tiranë 

Date:

Share post:

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Tiranë, pasi po tentonte të shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Në pranga ka rënë shtetasi Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik të të riut u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe më pas e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe pranë perimetrit të sigurisë së shkollave.

Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën dhe sekuestruan gjithashtu një armë të ftohtë, konkretisht një thikë.

“Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar nga Elbasani.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, dhe një armë e ftohtë (thikë).

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Trafik droge dhe plagosje, i shumëkërkuari nga Italia arrestohet në Tiranë

Një 40-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga...

Korçë/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Çiflig, humb jetën 60-vjeçari! Plagoset punonjësi i Policisë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec,...

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, policia shoqëron katër persona

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Ndroqit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë...

6 fëmijë në spital me të njëjtat simptoma, procedohen mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

Gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me simptoma të njëjta gastrointestinale,...