Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Drilon, ku një biçiklist në moshë është përplasur nga një automjet tip kamion.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në hyrje të një kantieri ndërtimi. Përplasja ka lënë të plagosur rëndë drejtuesin e biçikletës, i cili u transportua fillimisht në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, i aksidentuari është transportuar më pas me helikopter drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të tij.


