Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtzakonshme, protestuesit rrethojnë godinën

Date:

Share post:

Protestuesit kanë rrethuar hapësirat e objektit të Kuvendit të Kosovës me kërkesën për aprovimin e projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

 Ata kanë thënë që “asnjë deputet nuk mund të dalë pa aprovuar ligjin”. Seanca e jashtëzakonshme që në rend dite ka pikërisht këtë projektligj, parashihej të niste në orën 09:00, por nuk ka filluar ende.

Protestës tashmë i janë bashkuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka thënë që nëse nuk votohet ligji, do të përshkallëzohet protesta.

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Projektligji, sipas nismës së PDK-së, parasheh ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Ai parasheh po ashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë. Një nga ndryshimet e propozuara është edhe mundësia që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale.

spot_img

Artikuj të lidhur

Studentja e UAMD ngre shqetësimin për aksesueshmërinë në kampus dhe ceremoni

Adivije Hoxha*Studente dhe drejtuese e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve Durrës Sot u inaugurua Fakulteti i Studimeve Profesionale në...

Parkimi me pagesë nis në Durrës, gjoba deri në 20 mijë lekë për mjetet e lëna prej kohësh në rrugë

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, parkimi me pagesë ka nisur të zbatohet në rrugët dhe sheshet...

Anisa Ibraj: Studentët e Durrësit përballen me kosto të lartë jetese dhe mungesë konviktesh

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit (PL) Anisa Ibraj ka reaguar në rrjetet sociale për problematikat me të...

Manuela Arcuri dhe Princi Pallavicino po afrohen më shumë se kurrë

Aktorja e njohur dhe aristokrati gjenovez udhëtuan së bashku drejt Parisit me avion privat, shijuan mëngjesin në Ritz...