Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Date:

Share post:

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez me inicialet G. P., 61 vjeç, i cili mendohet se kishte qenë vizitor në këtë zonë. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Burime nga Policia bëjnë me dije se deri më tani nuk rezulton të jetë bërë denoncim në Shqipëri për zhdukjen e shtetasit francez. Autoritetet janw nw kontakt Ambasadën e Francës për të verifikuar se kur është humbur kontakti me 61-vjeçarin dhe për identifikimin e plotë të tij.

Njoftimi i plotë i Policisë

“Në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, fshati Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, është konstatuar një trup i pajetë, i dekompozuar. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nën ujë, 30 fshatra pa energji dhe linjë elektrike mbi banesa

Reshjet intensive që përfshinë vendin gjatë orëve të para të mëngjesit kanë sjellë probleme nga veriu në jug,...

RENEA operacion në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë; arrestohen 3 persona

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se po përgatisnin një atentat. Të arrestuarit kishin...

Mesazhi për bombë alarmon Gjykatën e Durrësit, në disa qytete raportohen kërcënime

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka vënë në lëvizje edhe Policinë në Durrës, si dhe...

Pesë viktima në tre shtete, historia e Mane Drizës, shqiptarit të njohur si Tony Montana

I dënuar për vrasje në Shqipëri, Itali dhe Britani, 48-vjeçari pritet të kthehet në Shqipëri për të vuajtur...