Mbi 1 mijë vizitorë çdo ditë, Muzeu i Skënderbeut mbetet destinacion gjatë gjithë vitit

Date:

Share post:

Mbi një mijë vizitorë në ditë në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë. Pas fluksit të turistëve gjatë sezonit veror, interesi për historinë e heroit tonë kombëtar vijon edhe në vjeshtë, kur vizitorëve të huaj u shtohen edhe nxënësit e shkollave nga qytete të ndryshme të vendit, Kosova dhe rajoni.

Vetëm gjatë muajit shtator, muzeu u vizitua nga rreth 31 mijë turistë, një shifër që dëshmon interesin e vazhdueshëm për një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare.

“Interesi për Muzeun Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ vijon të jetë i lartë edhe pas përfundimit të sezonit veror. Gjatë shtatorit kemi pasur rreth 31 mijë vizitorë, që vijnë për t’u njohur nga afër me historinë tonë kombëtare.”, shprehet drejtori i Muzeut Mehdi Hafizi.

I vendosur në kalanë e Krujës, muzeu është një nga ndalesat kryesore për turistët që vizitojnë qytetin historik. Përmes objekteve, dokumenteve, armëve dhe hapësirave të ekspozimit, vizitorët njihen me jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, qëndresën ndaj Perandorisë Osmane dhe një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

“Të vizitosh këtë muze do të thotë të njohësh më nga afër historinë e Shqipërisë dhe figurën e Skënderbeut. Është një përvojë me vlerë, veçanërisht për fëmijët, sepse u jep mundësinë të shohin nga afër atë që mësojnë në librat e historisë”, thotë për ZO Katarina nga Norvegjia.

Interesi nuk kufizohet vetëm te turistët e huaj, të cilët e përfshijnë Krujën në itineraret e tyre kulturore. Edhe vizitorët shqiptarë vijojnë të jenë të pranishëm, ndërsa me nisjen e vitit të ri shkollor, muzeu kthehet gjithashtu në një destinacion të rëndësishëm për ekskursionet mësimore.

Për nxënësit, vizita është një mundësi për ta njohur historinë përtej faqeve të librave, duke parë nga afër dëshmitë e një epoke që ka lënë gjurmë në kujtesën kombëtare.

“Të vizitosh këtë muze do të thotë të njohësh më nga afër historinë e Shqipërisë dhe figurën e Skënderbeut. Është një përvojë me vlerë, veçanërisht për fëmijët, sepse u jep mundësinë të shohin nga afër atë që mësojnë në librat e historisë.”, shprehet Vlora, mësuese nga Prishtina.

Fluksi i vizitorëve edhe pas përfundimit të sezonit veror tregon se Kruja ndër vite mbetet një destinacion që nuk lidhet vetëm me turizmin sezonal, por edhe me historinë, kulturën dhe trashëgiminë. Muzeu i Skënderbeut vijon të jetë një nga pikat që e mbajnë këtë qytet në hartën e turizmit gjatë gjithë vitit.
L. B.

spot_img

Artikuj të lidhur

Përplasje automjetesh në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit

Të paktën dy drejtues mjetesh kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në autostradën Levan-Tepelenë. Përplasja mes...

Armë pa leje, kapet i riu në Shijak (Video)

Arlind Isai, 32 vjeç u arrestua nga policia në Xhafzotaj të Shijakut, pasi gjatë kontrollit në banesë iu...

Me armë zjarri dhe kanabis në rulot, arrestohet 51-vjeçarja gjermane në Kakavijë

Një shtetase gjermane 51-vjeçare është arrestuar nga Policia Kufitare e Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe rul...

Senatorët e SHBA vizitë në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të shtunë...