Pastruesja vjedh shtëpinë e familjes ku punonte. Bashkëpunon me dy vëllezër 

Date:

Share post:

Një 33-vjeçare e cila punonte në një banesë në Durrës si pastruese është vënë në pranga për vjedhje. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i saj, një 42-vjeçar F.H., ndërsa vëllai i tij A.H. 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Sanitarja kishte shoqëri me dy vëllezërit të cilët i ndihmoi dhe informoi për të kryer vjedhjen, por përfundoi në pranga.

Operacioni i koduar “Kopja” zbuloi një skemë ku një sanitare, 33-vjeçarja E.K., i kishte siguruar vëllezërve E.H. dhe A.H. kopje të çelësit të banesës së një 59-vjeçari, duke ndihmuar në kryerjen e një vjedhjeje të konsiderueshme.

Pasi kishte marrë informacione për mungesën e familjarëve në shtëpi, dy vëllezërit vodhën një shumë të madhe parash dhe bizhuteri. Policia arrestoi sanitaren E.K. dhe një prej vëllezërve, ndërsa vëllai tjetër është shpallur në kërkim. Në kontrollin e banesës u gjetën dhe sekuestruan një varëse, një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet të dyshuar që ishte përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Operacioni vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Durrësit për zbardhjen e vjedhjeve të mëparshme në qytet.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...