“Mundije” shënon një tjetër sukses në rrjetin e festivaleve kinematografike

Date:

Share post:

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fatmir Bardhoci ka ndarë një lajm të bukur për filmin e tij “Mundije”. Ky projekt kinematografik është përzgjedhur në një tjetër festival prestigjioz, i renditur ndër 25 më të mirët në botë. Ky është tashmë festivali i tretë ku filmi u përzgjodh zyrtarisht, ndërsa priten dhe përzgjedhje të tjera deri në fund të muajit.

Bardhoci shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë sukses, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tyre po vlerësohen nga profesionistët më të shquar të industrisë së filmit.

Ai gjithashtu bëri thirrje për të shënuar në kalendar datën 11 dhjetor, kur filmi do të konkurrojë në New York për t’u vlerësuar, përpara se të udhëtojë drejt Sicilisë për në festivalin e njohur Paladino D’oro Sport Film Festival më 15 dhjetor.

Por lajmet e mira nuk përfundojnë këtu, pasi Bardhoci paralajmëroi edhe për përditësime të tjera emocionuese që pritet të vijnë nga Hollywood.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...

Nafta “djeg” xhepat e shqiptarëve/ Më e shtrenjta në Europë në raport me të ardhurat

Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, por për konsumatorin shqiptar kostoja reale është edhe...

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...