Ndryshon sërish drejtimi i SHRUKD-së, Albi Lika zëvendëson Dukën pas dy muajsh

Date:

Share post:

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës ka një administrator të ri. Albi Lika është administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD). Ai u prezantua gjatë ditës së sotme para stafit të ndërmarrjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Fludian Çuka.

Lika merr drejtimin e ndërmarrjes pas largimit të Migen Dukës, i cili ishte emëruar në këtë post në gusht. Kështu, brenda pak muajsh, SHRUKD-ja ndryshon për herë të dytë drejtuesin e saj.

Deri tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga SHRUKD-ja që të sqarojë arsyet e largimit të Dukës, i cili qëndroi vetëm rreth dy muaj në krye të ndërmarrjes që menaxhon shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Durrës dhe zonat ku ajo operon.

Kush është administratori i ri?

Albi Lika vjen nga sektori privat, ku ka një përvojë në fushën e inxhinierisë elektrike, infrastrukturës dhe drejtimit të aktiviteteve të biznesit. Ai është inxhinier elektrik dhe prej tetorit 2017 ka qenë administrator dhe bashkëthemelues i kompanisë “Electrical & IT Solution”, e cila ushtron aktivitet në fushën e punimeve civile dhe elektrike.

Karrierën profesionale e ka nisur në vitin 2008 si inxhinier elektrik pranë fabrikës së tullave KID-Alb në Maminas. Në periudhën 2010-2013 ka punuar në Autoritetin Portual Durrës, ndërsa nga viti 2019 deri në vitin 2026 ka mbajtur detyra drejtuese teknike në kompani të angazhuara në mirëmbajtjen e rrjetit elektrik të portit.

Lika ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Inxhinieri Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Formimin e tij e ka plotësuar me trajnime profesionale në Belgjikë për inxhinierinë portuale dhe stacionet e pompimit të ujit.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë prioritetet e administratorit të ri në drejtimin e SHRUKD-së, ndërsa ndryshimi i shpeshtë i drejtuesve ngre pikëpyetje për arsyet e këtij rotacioni brenda një periudhe kaq të shkurtër.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata i shuan dënimin për vrasjen e vëllezërve Banaj, Sokol Hoxha mbetet në burg për një tjetër krim

Gjykata e Fierit ka vendosur parashkrimin e dënimit me 25 vite burg për Sokol Hoxhën, autorin e vrasjes...

Grabitet me armë një banesë në Elbasan, autorët braktisin automjetet dhe uniforma policie

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maji” në...

Oficeri i Gardës Dionis Novaku, drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës

Drejtuesi i ri u prezantua nga kreu i Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Novaku ka shërbyer në Forcat Speciale,...

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Francë, plagosen drejtori dhe një mësues

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës, 12 tetor, në një shkollë në qytetin Aubagne,...