Fushë-Krujë/16-vjeçari humb jetën pas shkëputjes së ashensorit, arrestohen dy persona

Date:

Share post:

Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një restorant në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës, pas një aksidenti me ashensorin e lokalit.

I mituri ishte i punësuar si kamarier në këtë biznes, ndërsa në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona, mes tyre pronarin e lokalit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, në restorantin në pronësi të shtetasit Afrim Vathi, në fshatin Arrameras.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 26-vjeçari Endri Stafuka, i cili punonte gjithashtu si kamarier në restorant, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin brenda ashensorit. Më pas, ashensori është shkëputur, duke shkaktuar vdekjen e të miturit.

Pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë bërë arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Endri Stafuka, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Në pranga është vënë edhe pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën 16-vjeçarit.

“Krujë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;

-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrau dy vëllezërit Banaj në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon lirinë pas 26 vitesh nga dënimi

Sokol Hoxha, 51-vjeçari nga Patosi, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këtë të hënë...

Shqiptari humb kontrollin pas sherrit me gruan, tentoi të përplasë dy efektivët me makinë në Itali

Një shqiptar ka përfunduar në arrest shtëpie në Trento të Italisë, pasi tentoi të përplasë me makinë dy...

Bill Gates: Sulmet kibernetike me AI, rreziku më i madh

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se kërcënimi më i afërt nga inteligjenca artificiale nuk lidhet me...

Plagosi 36-vjeçarin turk në një lokal në Sauk, arrestohet në Greqi 19-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin në Greqi të një 19-vjeçari turk, i cili...