Getty Images, agjencia amerikane e fotografive, njoftoi sot se ka paraqitur kërkesë për falimentim në një gjykatë të Nju Jorkut, diçka që pritej pas një marrëveshjeje të kohëve të fundit për ristrukturimin e borxhit të saj, e cila parashikon edhe tërheqjen e saj nga Bursa e Nju Jorkut.
Ky proces filloi “në funksion të miratimit formal të planit të ristrukturimit (…) dhe për ta zbatuar këtë plan në mënyrën më efektive”, tha agjencia në një deklaratë.
©ZëriOnline


