Spanjë/ Operacion antidrogë, kapen 2.1 tonë kokainë, në pranga edhe një shqiptar

Date:

Share post:

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle, pasi në një anije me vela ku ai ndodhej u zbuluan rreth 2.1 tonë kokainë. Operacioni u zhvillua në ujërat e Oqeanit Atlantik, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë, në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, me shtetësi argjentinase, uruguaiane dhe kolumbiane, të cilët ndodheshin në bordin e anijes. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan 70 pako me kokainë, me një peshë totale prej rreth 2.100 kilogramësh.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi shqiptar kishte rolin e një lloj “noteri” brenda rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës. Sipas hetuesve, ai mbikëqyrte transportin dhe kontrollonte nëse ngarkesa po dërgohej sipas marrëveshjeve të grupeve kriminale që do ta merrnin atë.

Hetimet nisën që në muajin shkurt, kur autoritetet spanjolle vunë nën vëzhgim një anije me flamur polak, e cila ishte pikasur në portin e Roses, në Spanjë. Në korrik, anija u largua nga porti me sistemin e gjurmimit të çaktivizuar, duke shtuar dyshimet e autoriteteve për përfshirjen e saj në trafikun e lëndëve narkotike.

Pas bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me autoritetet britanike dhe amerikane, policia arriti ta lokalizonte anijen më 14 shtator në Oqeanin Atlantik, ku ndërhyri dhe arrestoi personat që ndodheshin në bord.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe një shtetas kilian, i dyshuar se siguronte mjete lundruese për organizatat kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas autoriteteve spanjolle, rrjeti përdorte anije me vela për transportimin e sasive të mëdha të drogës dhe dyshohet se siguronte mjete lundrimi për grupe kriminale që vepronin në Europën Lindore dhe në Ballkan.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Gjykatës Kombëtare të Spanjës, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë arrestime të tjera.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...