Përfshihet nga flakët “Foleja e Shqiponjës” e Adolf Hitlerit

Date:

Share post:

Një zjarr i madh ka përfshirë “Folenë e Shqiponjës” (Kehlsteinhaus), ndërtesën historike në Alpet Bavareze të Gjermanisë jugore, të cilën e përdornin drejtuesit e lartë të regjimit nazist. Zjarrfikësit e gjetën ndërtesën plotësisht të përfshirë nga flakët, ndërsa policia ka ndaluar një person të dyshuar. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë “Folenë e Shqiponjës” të Adolf Hitlerit, ndërtesën historike të vendosur në Alpet Bavareze, në jug të Gjermanisë, e cila dikur shërbente si vend qëndrimi për drejtuesit e lartë të regjimit nazist.

Policia gjermane njoftoi se ka ndaluar një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen. “Një person i dyshuar është ndaluar”, deklaruan autoritetet në një komunikatë të cituar nga agjencia France Presse.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën Kehlsteinhaus, e njohur si “Foleja e Shqiponjës”, në malin Obersalzberg, pranë Berchtesgadenit.

Komanda e Policisë së Bavarisë së Epërme Jugore bëri të ditur se ekipet e para të emergjencës mbërritën në vendngjarje mbrëmjen e djeshme, në orën 21:52, dhe konstatuan një zjarr të përmasave të mëdha.

Kur zjarrfikësit mbërritën, ndërtesa ishte tashmë plotësisht e përfshirë nga flakët.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Informacionet paraprake tregojnë se në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ndodhej askush brenda ndërtesës.

Kehlsteinhaus ndodhet në një lartësi prej 1.834 metrash mbi nivelin e detit dhe që prej vitit 1952 funksionon si një strehë malore.

Ndërtesa përfundoi së ndërtuari në vitin 1938, në një zonë të izoluar rezidenciale dhe qeveritare, të cilën e përdorte udhëheqja naziste dhe ku publiku nuk kishte të drejtë të hynte.

E vendosur në majën e një mali, ajo ishte projektuar për përdorim ekskluziv nga zyrtarët e lartë të regjimit nazist. Megjithatë, Adolf Hitleri e vizitoi vetëm disa herë.

Ndryshe nga bindja e përhapur, Kehlsteinhaus nuk ishte një dhuratë për ditëlindjen e 50-të të Hitlerit në vitin 1939, siç sqaron edhe faqja zyrtare e ndërtesës.

Një nga veçoritë më të njohura arkitekturore të saj është ashensori me veshje të artë, i ndërtuar brenda shkëmbit, i cili përshkon rreth 125 metrat e fundit për të arritur në ndërtesë.

Qasja në këtë vend realizohet përmes rrugës Kehlsteinstraße, të cilën sot e përdorin ekskluzivisht autobusët.

Në të ashtuquajturën “tarracë me diell” ndodhet gjithashtu një ekspozitë që paraqet historinë e Kehlsteinhaus dhe lidhjen e saj me periudhën e nazizmit.

Emërtimi “Foleja e Shqiponjës” u bë i njohur veçanërisht përmes filmave amerikanë të luftës, ku ndërtesa përmendej me këtë emër.

Ndryshe nga rezidencat e tjera të drejtuesve nazistë në zonën e Obersalzbergut, Kehlsteinhaus nuk pësoi dëmtime gjatë bombardimeve të forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore.

Zjarri ka përfshirë kështu një ndërtesë me rëndësi historike, e cila i mbijetoi bombardimeve të luftës dhe që prej dekadash shërben si destinacion turistik në Alpet Bavareze.

Autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende hollësi të tjera për shkaqet e zjarrit apo për identitetin e personit të ndaluar.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...