Mbi 1 miliard lekë në arkën e shtetit/ Rriten të ardhurat nga karburanti për jahtet e anijet turistike në Durrës

Date:

Share post:

Të ardhurat e siguruara nga shitja e karburantit për anijet turistike dhe të kënaqësisë në Portin e Durrësit kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë periudhës Janar-Gusht 2023-2024, falë skemës pa taksa për furnizimin e tyre.

Sipas të dhënave, të tre viteve të fundit që u bënë të ditura nga Kapiteni i Portit Detar Durrës Tauland Allka, nga periudha Janar-Gusht 2023, u furnizuan 22,750 metra kub (M3) karburant, që përbën një sasi prej 18,995 tonësh. Të ardhurat e përfituara nga taksa kombëtare gjatë kësaj periudhe arritën në 910 milionë lekë.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, u furnizuan 26,625 metra kub karburant, ose 22,230 tonë. Të ardhurat nga taksa për këtë periudhë arritën në 1,065 miliardë lekë, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme prej 155 milionë lekësh ose rreth 17%.

Të ardhurat nga ri-eksporti dhe furnizimi i mjeteve lundruese

Gjithashtu, krahasuar me të dhënat vjetore për periudhën Janar-Dhjetor 2022 dhe Janar-Dhjetor 2023, vërehet një rritje domethënëse në sasinë e karburantit të levruar për anijet turistike dhe jahte. Gjatë vitit 2022, u furnizuan 15,733 metra kub karburant (13,010 tonë), duke siguruar të ardhura prej 629 milionë lekësh. Në vitin 2023, kjo sasi arriti në 27,141 metra kub (22,663 tonë), duke gjeneruar të ardhura prej 1,085.7 milionë lekësh.

Raporti krahasues 2023/2022 tregon një rritje prej 172.51% në sasinë e karburantit të furnizuar për anijet turistike dhe të kënaqësisë.

Numri i mjeteve lundruese turistike

Në periudhën janar-gusht 2024, u përpunuan gjithsej 450 jahte dhe 13 kroçera në portin e Durrësit, duke kontribuar më tej në këtë rritje të të ardhurave nga furnizimi me karburant.

Sipas Kapitenit të Portit Durrês Tauland Allka, këto të dhëna tregojnë se shtimi i mjeteve lundruese në port dhe përfitimet nga ofrimi i karburantit pa taksa janë faktorë të rëndësishëm që po kontribuojnë në rritjen e të ardhurave për shtetin, me një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit të turizmit detar në Shqipëri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...