Muzikantja aziatike rikthehet në rrugët e Durrësit

Date:

Share post:

Prej disa ditësh, rrugët më të frekuentuara të Durrësit janë mbushur me tingujt e një instrumenti të veçantë kinez, pipa, që interpretohet nga muzikantja aziatike, Rosemary Yung. Me një prani të qetë dhe meloditë e saj unike, ajo po tërheq vëmendjen e turistëve dhe banorëve të qytetit bregdetar.

“Jam nga Hong Kongu dhe ky instrument quhet pipa, një instrument tradicional kinez. Nisa 10 vite më parë të luaja në rrugët e qytetit tim, por shpejt fillova të udhëtoj në Europë dhe në Ballkan, ku kaloj shumicën e kohës,” thotë Rosemary Yung.

Muzikantja zbuloi Shqipërinë dhe bukuritë e saj dy vjet më parë, gjithnjë duke performuar në rrugë. Këtë herë, ajo është rikthyer në Durrës dhe ka zgjedhur të performojë pranë Galerisë së Arteve Figurative, por edhe Forumit Bizantin, një vend historik që i ofron sfondin e përsosur për muzikën e saj.

“I zgjedh këto vende për shkak të pamjes dhe skenës që krijojnë pas meje, po dhe pse kanë shumë frekuentim, lëvizje nga vendasit dhe turistët”, shton ajo.

Rosemary është një muzikante profesioniste dhe interpreton si pjesë tradicionale kineze, ashtu edhe pjesë të njohura klasike europiane. Pëlqen gjithashtu të improvizojë dhe tregon se interpretimi në rrugë nuk është pa sfida. Ajo ishte dhe në qershor në Durrës.

“Audienca këtu reagon mirë, veçanërisht gjatë mbrëmjeve. Por edhe nëse nuk reagon, unë vazhdoj të luaj dhe ta shijoj. Audienca është më aktive në Ballkan, si në Transilvani, Maqedoni të Veriut, Bullgari, krahasuar me vendet e Europës Perëndimore,” tregon muzikantja, duke shtuar se edhe në Francë ka interpretuar, por Shqipëria për të është e veçantë.

Për të, muzika është më shumë se një profesion, është një pasion i thellë. Performancat e saj kanë sjellë një frymë të re në rrugët e Durrësit, duke i dhënë qytetit një prekje të veçantë ndërkombëtare. Gjithmonë në lëvizje, Rosemary vazhdon lëvizjet e saj, duke shpërndarë muzikën në vende të ndryshme dhe duke përqafuar kulturat dhe traditat e çdo vendi që viziton.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...

Shkodër/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është...