Korçë/ Theu arrestin në shtëpi dhe plagosi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet 23-vjeçari

Date:

Share post:

Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se plagosi me thikë në këmbë një 19-vjeçar, gjatë një konflikti në lagjen nr. 4 të qytetit. I riu ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për plagosje të rëndë me dashje dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Pas disa orësh ndjekjeje, policia bëri të mundur kapjen e tij ku gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan thika që dyshohet se u përdor në konflikt, një sasi kanabisi dhe një armë sportive.

Sipas policisë 19-vjeçari i plagosur po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një 19-vjeçar, kapet pas disa orësh ndjekjeje nga Policia.

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.

Në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë një konflikti, shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin M. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Korçë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 23 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan thikën e përdorur gjatë konfliktit, një sasi lënde narkotike kanabis dhe një objekt në formë pistolete, në ngjyrë të zezë, që përdorej me sfera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...