Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Date:

Share post:

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë së Arsimit, ku u regjistruan tensione dhe incidente me dëmtim të pronës publike.

Në pranga kanë përfunduar 49-vjeçarja Vera Camaj dhe 27-vjeçari Besmir Pulaj, të cilët dyshohet se janë përfshirë në përplasjet me efektivët e policisë gjatë protestës së 27 tetorit.

Sipas njoftimit të Policisë, dy protestuesit dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e rendit, kanë hedhur sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave.

Incidentet kanë sjellë dëmtimin e pronës publike, ndërsa gjatë tubimit është bllokuar edhe lëvizja e automjeteve në Rrugën e Durrësit, një prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Ndërkohë, gjatë verifikimeve të kryera pas arrestimit, policia ka ngritur dyshime se 27-vjeçari B. P. është përfshirë edhe në një tjetër ngjarje, të ndodhur më 23 tetor në rrugën “Abdi Toptani”.

Ai dyshohet se ka vjedhur kasën e një motomjeti në pronësi të shtetasit Xh. C., vlera e së cilës përllogaritet në rreth 1 mijë euro.

Për të dy të arrestuarit, dosja i është përcjellë Prokurorisë, ndërsa akuzat e referuara përfshijnë shkatërrimin e pronës me zjarr, kundërshtimin e punonjësve të policisë, pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengimin e qarkullimit të automjeteve.

Për 27-vjeçarin është referuar gjithashtu edhe vepra penale e vjedhjes, lidhur me ngjarjen e dyshuar të 23 tetorit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeçe dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 27.10.2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta, në drejtim të Ministrisë së Arsimit, si dhe se kanë djegur kazanë për mbeturina.

Si pasojë u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit. Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se shtetasi i arrestuar, B. P., më datë 23.10.2026, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e motomjetit të shtetasit Xh. C. (me vlerë rreth 1000 euro).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”, njofton policia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...