Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Date:

Share post:

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra të thellë, në zonën e Longianos, në provincën e Forli-Cesenës, në Itali. Prokuroria ka nisur hetimet për vrasje, ndërsa dyshimet paraprake janë se i riu mund të jetë qëlluar me armë zjarri.

Trupi u zbulua në zonën e Via Felloniche, gjatë kërkimeve të karabinierëve për gjetjen e shqiptarit, i cili rezultonte i zhdukur prej disa javësh. Në operacion u angazhuan edhe njësi me qen kërkimi, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë për nxjerrjen e trupit nga pusi.

Sipas mediave italiane, pranë vendit ku u gjet 31-vjeçari janë zbuluar edhe gëzhoja pistolete, të cilat mund të ndihmojnë hetuesit në rindërtimin e ngjarjes. Dyshohet se trupi ndodhej në pus prej disa ditësh.

Denaldo Maxhallaku kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali. Kontakti i fundit me të, sipas raportimeve mediatike, ishte regjistruar më 7 tetor 2026, rreth orës 20:30, në zonën e Savignano sul Rubicone.

Të nesërmen, më 8 tetor, automjeti i tij, një Fiat Punto e zezë, u gjet i djegur plotësisht në territorin e Roncofreddos, pranë lumit Rubicone dhe disa kilometra larg vendit ku u zbulua trupi.

Pas gjetjes së makinës, kërkimet u përqendruan në zonën mes Roncofreddos dhe Soglianos, përgjatë rrugës provinciale 85, e njohur si Fondovalle Rubicone. Në operacion morën pjesë karabinierë, zjarrfikës, ekipe me qen kërkimi dhe vullnetarë.

Prokuroria e Forlit, nën drejtimin e prokurorit Enrico Cieri, po heton rastin si vrasje të mundshme. Rrethanat e sakta të vdekjes, motivi i mundshëm dhe personat që mund të jenë të përfshirë mbeten ende për t’u përcaktuar.

Gjetja e trupit pritet t’u japë hetuesve të dhëna të reja për të rindërtuar lëvizjet e fundit të 31-vjeçarit dhe për të sqaruar lidhjen mes zhdukjes së tij, automjetit të djegur dhe vdekjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...