Gjiri i Durrësit/ Policia shpëton 4 turistë të huaj që rrezikuan jetën në det

Date:

Share post:

Katër turistë të huaj përballen me një emergjencë në det tê hapur. Një defekt në motorrin e mjetit lundrues ku ndodheshin i ka spostuar drejt Gjirit të Durrësit.
Efektivët e Njësisë Policore Detare dhe Policisë Kufitare ndërhynë me sukses për të shpëtuar jetën e 4 shtetasve të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në ujërat shqiptare.

Turistët, dy anglezë, një zvicerian dhe një australian, ishin nisur nga Mali i Zi, por mjeti i tyre u përball me një problem teknik në motor, në zonën midis Velipojës dhe Shëngjinit, duke rrezikuar të fundosej.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Detare dhe Kufitare, turistët u shpëtuan dhe u sollën në breg në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjeti lundrues u tërhoq gjithashtu në breg. Shtetasit e huaj falënderuan forcat policore për ndihmën e ofruar në këtë situatë kritike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...