Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Date:

Share post:

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë do të marrin 20 mijë lekë të reja më shumë, ndërsa punonjësit me grada më të larta do të përfitojnë një rritje prej 15 mijë lekësh të reja.

Sipas burimeve, kjo masë përfshin të gjitha nivelet e Policisë së Shtetit, deri te grada e drejtuesit madhor, dhe konsiderohet si rritja më e madhe e pagave e realizuar ndonjëherë për uniformat blu. Vendimi vjen në një klimë të tensionuar në vend, pas protestave të zhvilluara ditët e fundit, disa prej të cilave janë shoqëruar me akte dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Më parë, qeveria pati njoftuar edhe një shpërblim prej 2,500 eurosh për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë situatave të vështira të krijuara nga protestat.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...