Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Date:

Share post:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet i pajetë në një pus në zonën e Longianos, në provincën e Çezenës, Itali. Një 29-vjeçar italian është ndaluar nga autoritetet, pasi dyshohet se ka vrarë shqiptarin dhe më pas ka fshehur trupin e tij.

Sipas mediave italiane, i dyshuari ka pranuar përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje. “Isha unë”, mësohet të ketë deklaruar ai, duke pranuar krimin.

Nga hetimet paraprake dyshet se shkak i konfliktit mund të ketë qenë një borxh prej rreth 500 eurosh, i lidhur me furnizimin me lëndë narkotike. Sipas rindërtimit të ngjarjes të publikuar nga mediat italiane, debati mes dy personave ka përfunduar në dhunë fatale.

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, bashkëshortja e Denaldo Maxhallakut ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e tij.

Ajo kujton se bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia më 8 tetor, duke i thënë se do të shkonte në lokal dhe se do të kthehej në mbrëmje.

“Ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte shumë vajzën tonë vetëm një vjeçe. Ishte një punëtor i jashtëzakonshëm”, është shprehur ajo.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...