Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Date:

Share post:

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit, të kryera gjatë periudhës 19–28 tetor 2026.

Sipas policisë Ysen Driza ka marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe një server i kamerave të sigurisë.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur nëse është i përfshirë edhe në raste të tjera

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor.      
Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje. 30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, gjatë natës, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precdenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).    

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari

Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së...

Zjarri shkrumbon magazinën në Gjirokastër, shpëtojnë pallatet pranë saj

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e kaluar një magazinë në Gjirokastër, duke e shkrumbuar plotësisht....

Pogradec/Zjarr në fabrikën e kafesë

Fabrika e kafesë “Enkelana” në Pogradec është përfshirë sërish nga flakët, duke shënuar incidentin e dytë të ngjashëm...