Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Date:

Share post:

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit në Selanik, në vitin 2020. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Sipas hetimeve, Tahiraj dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e bashkëkombasit të tij së bashku me Orgel Xhambazin dhe Medi Ganollin, të cilët janë arrestuar më parë. Tre të dyshuarit fillimisht e kanë dhunuar viktimën dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ndodhi në Selanik në vitin 2020, ndërsa familjarët e Spartak Dervishit paraqitën kallëzim në Korçë. Pas kallëzimit, autoritetet shqiptare koordinuan veprimet hetimore me homologët grekë.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës caktoi ndaj Romarjo Tahirajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Pas këtij vendimi, Interpol Tirana e shpalli 26-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shtetit njoftoi se autoritetet greke e kanë arrestuar provizorisht Tahirajn me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Athina po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa 26-vjeçari do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e vitit 2020 në Selanik.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Tragjedi në Gjilan/ Pranga 65-vjeçarit për vdekjen e djalit dhe mbesës 3-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe foshnja e tij, vetëm...

Kosovë/Gjenden pa jetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës, 1 nëntor, brenda një...