Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër kthesë, duke ngritur dyshime të forta për një vrasje të mundshme.

Fillimisht u raportua se 62-vjeçari ishte sulmuar nga një ari, teksa kishte dalë në pyll për të kullotur bagëtitë. Megjithatë, ekzaminimet e kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë kanë hedhur dyshime të forta mbi këtë version.

Sipas të dhënave paraprake, në trupin e viktimës është konstatuar një plagë në kraharor, e dyshuar si pasojë e një arme zjarri. Ky zbulim ka bërë që hetuesit të mos përjashtojnë më pistën e vrasjes, duke e zhvendosur hetimin nga një sulm i mundshëm i kafshës së egër drejt një ngjarjeje kriminale.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mësohet se Fiku kishte arritur të largohej nga vendi ku dyshohet se ishte plagosur dhe të shkonte në banesën e tij. Familjarët, duke dyshuar se ai ishte sulmuar nga një ari, kanë kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

Ambulanca dhe shërbimet e Policisë kanë mbërritur në banesë, por 62-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas konstatimit të plagës së dyshuar nga arma e zjarrit, Policia ka shoqëruar 11 persona për t’i marrë në pyetje, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e saj.

Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa pritet që ekspertiza mjekoligjore dhe dëshmitë e personave të shoqëruar të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur realisht në fshatin Godvi.

Për momentin, pista e vrasjes mbetet një version hetimor dhe jo një fakt i provuar. Pyetja kryesore që kërkon përgjigje është se si u plagos për vdekje 62-vjeçari dhe nëse versioni fillestar i sulmit nga ariu ka qenë një keqkuptim apo fsheh rrethana të tjera të ngjarjes.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...