Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Date:

Share post:

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen e kësaj të marte.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, efektivi me inicialet E.D. ka marrë një plagë në shpatull.

Menjëherë pas ngjarjes, atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit. Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, ai është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku do të vijojë trajtimin e specializuar.

Ndërkohë, Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...