Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Date:

Share post:

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim parash. Sipas hetimeve, organizata dyshohet se ka grumbulluar mbi 14 milionë euro nga trafiku i drogës, të cilat më pas i transferonte drejt Shqipërisë.

Sipas mediave italiane, organizata kriminale, dyshohet se vepronte mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe duke përdorur aktivitete tregtare për të fshehur origjinën e të ardhurave.

Operacioni i koduar “Caveau 38” u zhvillua nga Guardia di Finanza e Leccos, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Milanos dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Autoritetet italiane kanë dokumentuar blerjen e afro 8 kilogramëve ar, të cilat më pas dërgoheshin drejt Shqipërisë.

Kompania tjetër dyshohet se funksiononte si një “kasafortë” financiare e organizatës, duke investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Guardia di Finanza ka vendosur nën sekuestro parandaluese të dyja kompanitë, ndërsa autoritetet kanë emëruar një administrator gjyqësor për të garantuar vijimësinë e veprimtarisë së tyre në përputhje me ligjin.

52 persona nën hetim, gjashtë të arrestuar

Hetimet përfshijnë veprimtari të dyshuara kriminale të kryera gjatë periudhës 2019–2022, ndërsa në dosje rezultojnë 52 persona dhe dy kompani.

Sipas autoriteteve italiane, anëtarët e dyshuar të organizatës përdornin aplikacione komunikimi të koduara për të koordinuar transportin dhe shitjen e drogës, si dhe lëvizjen e shumave të mëdha të parave.

Gjatë fazave të ndryshme të hetimit, autoritetet kanë arrestuar në flagrancë gjashtë persona dhe kanë sekuestruar mbi 1.5 milionë euro në para të gatshme, së bashku me rreth 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Operacioni ka nxjerrë në pah mënyrën se si rrjeti i dyshuar kriminal ndërthurte trafikun ndërkombëtar të drogës me veprimtari ekonomike në Itali, për të fshehur origjinën e parave dhe për të transferuar të ardhurat drejt Shqipërisë.

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...