Mesazhe mashtruese në emër të DPSHTRR, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apel qytetarëve: Mos jepni të dhëna personale apo bankare

Date:

Share post:

Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër formë mashtrimi online, përmes mesazheve SMS që pretendojnë se dërgohen nga institucione dhe shërbime të njohura, si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Pas këtyre mesazheve Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese.

“Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Mesazhe si ky në foto ju nxisin të klikoni në një lidhje mashtruese dhe të vendosni të dhënat tuaja, duke ju kërcënuar me penalizime nëse nuk veproni menjëherë.

AKSK, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka marrë masat e nevojshme për adresimin e këtij rasti dhe vijon monitorimin për të identifikuar tentativa të ngjashme mashtrimi dhe për të kufizuar rrezikun për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Si të mbroheni?

Mos klikoni lidhjen dhe mos iu përgjigjni mesazhit.

Mos jepni të dhëna personale, bankare apo kode verifikimi.

Verifikoni çdo njoftim përmes kanaleve zyrtare të institucionit, duke e hapur vetë faqen zyrtare.

Bllokoni dërguesin dhe raportojeni mesazhin si të padëshiruar.

Emri apo logoja e një institucioni nuk garantojnë vërtetësinë e mesazhit. Lidhjet e pazakonta, presioni për të vepruar menjëherë dhe kërcënimet me penalizime janë shenja paralajmëruese.

Informohu. Mbrohu. Raporto.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Andrea Shllaku emërohet drejtor i Autoritetit Portual Durrës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut

Andrea Shllaku është emëruar drejtor i ri i Autoritetit Portual Durrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Liburn Aliun,...

Amfiteatri i Durrësit i nënshtrohet restaurimit, punimet i besohen kompanisë AD-STAR

Pas më shumë se dy dekadash, Amfiteatri i Durrësit po i nënshtrohet një ndërhyrjeje restauruese. Prej disa ditësh,...

Pse u transferua Veliaj nga burgu i Durrësit në Fier? Drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo jep sqarimin, por…

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me...

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg Bledar Bakaj

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, dajën e deputetes...