Gjykata vendos arrest të përkohshëm për të prangosurit e SPAK-ut, kërkohen në Itali për trafik kokaine nga Amerika Latine

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me qëllim ekstradimin drejt Italisë për Arjanit (Agim) Malokun dhe Jurgen Kaçurrin, të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të një operacioni që u shtri në disa shtete për të ekzekutuar 61 urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata e Breshias në Itali.  Këtë të premte, dy të arrestuarit e SPAK-ut në Manëz të Durrësit dolën para gjyqtarit Alban Veçani i cili pasi dëgjoi palët miratoi arrestimin e përkohshëm të Malokut dhe Kaçurrit. E ndërsa lejoi arrestimin me qëllim ekstradimin për Kaçurrin, gjyqtari i seancës shpalli moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes së ekstradimit për Malokun pasi ai është rezident në Fushë Krujë duke ia kaluar rastin gjykatës së Tiranës. Pas kësaj pritet t’i hapet rrugë ekstradimit të tyre drejt shtetit fqinj ku akuzohen për trafikim lëndësh narkotike nga Amerika Latine për tregun evropian.

Hetimet dhe operacioni në disa shtete

Operacioni policor për ekzekutimin e 61 urdhër-arresteve, 17 prej të cilëve shqiptarë, u zhvillua në orët e para të së mërkurës në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër. Paraprakisht është deklaruar se janë arrestuar vetëm 21 vendime të gjykatës italiane, ndërkohë që grupi kriminal akuzohet për trafikimin e afro 2340 kg kokainë me vlerë 200 milionë euro.

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK kontrolloi 21 banesa dhe ambiente të tjera, ku sekuestroi si prova materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 orë Rolex, 26 celularë, dokumente, si dhe sende të tjera me vlerë. Autoritetet italiane e përmendin Shqipërinë si bazë të organizimit të trafikut me degë në Itali, ku pastroheshin dhe fitimet e nga aktiviteti kriminal përmes një rrjeti kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, që drejtohej nga një shtetas kinez me banim në Brescia. Kjo organizatë mundësonte pastrimin e parave përmes faturave false që kapin vlerën e rreth 375 milionë eurove.

Hetimet zbardhën se organizata kishte 5 baza logjistike operative të identifikuara në veri të Italisë, ku dorëzohej droga: Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio, Varese e Piza.

E gjitha nisi të zbulohej pas dekodimit të mesazheve në “SkyECc” që grupi ka përdorur për të komunikuar dhe organizuar veprimtarinë e tyre kriminale. Nga hetimi në tërësi, i cili zgjati 4 vjet, u sekuestruan 360 kg kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të llogaritura në vlerën e 60 milion Eurove.

Mes të arrestuarve është Vincenzo Bruno, anëtar i klanit “Sacra Corona Unita”, të cilit iu gjetën 1 milion euro cash. Anëtarët e organizatës kriminale akuzohen për “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...

Tjetërsimi i pronave/ 1143 hektarë tokë, në pranga 2 ish-drejtorë të Kadastrës, juristi dhe biznesmeni në Fier

Një sipërfaqe prej 1143 hektarësh tokë, e dyshuar se është tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara, është sekuestruar nga...