Shpikën inteligjencën artificiale moderne, çmimi “Nobel” në fizikë i jepet Hopfield & Hinton. Ja çmimi në vlerë monetare.

Date:

Share post:


John Hopfield, shkencëtar pranë Universitetit të Princeton, dhe Geoffrey Hinton, nga Universiteti i Torontos, kanë marrë çmimin “Nobel” në fizikë për vitin 2024.

Dy shkencëtarët kanë punuar gjatë për kompjuterat që “mësojnë” dhe kanë marrë vlerësimin e karrierës si pionerë të kërkimeve dhe vënies në zbatim të rrjetit nervor artificial, duke hedhur bazat e inteligjencës artificiale moderne.

Fituesit e shpallur nga Akademia suedeze e shkencës në Stokholm do të përfitojnë të dy së bashku një total prej 810.000 eurosh. Komiteti i Nobelit nderon dy shkencëtarët me motivacionin “për zbulimin thelbësor dhe shpikjet që i mundësojnë kompjuterave të mësojnë përmes sistemit nervor artificial”.

Një ditë më parë, çmimi “Nobel” në Mjekësi iu dha amerikanëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre të mikroRNA-së, një parim themelor që sistemon mënyrën se si rregullohet aktiviteti i gjeneve.

Asambleja e Nobelit tha se zbulimi i tyre “ishte i një rëndësie thelbësore për mënyrën se si organizmat zhvillohen dhe funksionojnë”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në paraburgim, lë qelinë dhe shkon në spital për mjekim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të...

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...