Shkelja e të drejtave të gazetarëve të rretheve, reagon gazetarja e Korçës 

Date:

Share post:

Trajtimi financiar i gazetarëve nga mediat ku ata punojnë është kthyer në një problem në rritje. Prej dy vitesh televizioni “Fax News” nuk ka paguar gazetarët e rretheve, duke përkeqësuar kushtet e punës për këta profesionistë. Pagesat edhe në televizione të tjera nuk janë dinjitoze. Por problemi është ngritur nga njëra prej gazetareve të Fax News. Ajo është Iris Rezhda, gazetare me përvojë dhjetëvjeçare që mbulon qarkun e Korçës, që e ka denoncuar publikisht situatën.

Rezhda e quan të papranueshme që për dy vjet nuk ka marrë pagën e saj nga “Fax News,” një media ku ajo ka punuar pa kontratë, si shumë kolegë të tjerë në Tiranë dhe në rrethe. Ajo përshkruan se si puna e saj kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, me orë të gjata, shpesh pa pushim, edhe në situata të vështira apo të rrezikshme në terren. Mungesa e pagesës për shërbimet e saj, si dhe përballja me kosto të larta financiare për të mbuluar shpenzimet e udhëtimeve dhe raportimeve, janë ndër sfidat më të mëdha që ajo dhe kolegët e saj kanë përjetuar.

Megjithatë, përpjekjet e gazetares për të kërkuar pagesën e saj janë ndeshur me një reagim të ashpër nga punëdhënësi. Rezhda tregon se “Fax News” e ka pushuar nga puna me një klik, pa asnjë njoftim paraprak dhe madje duke i bërë block në komunikimet e mëtejshme. Ajo shprehet se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar të drejtat e saj, duke depozituar të gjitha komunikimet me punëdhënësin si prova në gjykatë.

Iris Rezhda bën thirrje edhe për kolegët e saj të “Fax News” që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje ligjore, në mënyrë që të zgjidhet shkelja e të drejtave të gazetarëve, të cilët prej dy vitesh nuk kanë marrë pagat e tyre.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...