Të Verbrit durrsakë në marshim për Dinjitet dhe Pavarësi

Date:

Share post:

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, komuniteti i të verbërve në Durrës ngriti zërin për të drejtat dhe nevojat e tyre përmes një marshimi simbolik drejt bashkisë së qytetit. Me parulla që kërkonin “Integrim, Dinjitet, Integritet”, ata përcollën një mesazh të qartë: përmirësimi i kushteve të jetesës së këtij komuniteti nuk mund të presë më.  

Sfida të përhershme me infrastrukturën dhe sinjalistikën

Marshimi, i organizuar nga shoqata “Shpresë për të Verbërit”, u kthye në një tribunë për të ngritur shqetësimet që i prekin çdo ditë personat me këtë status. Sajmir Farrici, presidenti i shoqatës, theksoi se mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe e sinjalistikës akustike vazhdon të jetë një pengesë e madhe për lëvizjen e pavarur. Për të ilustruar rëndësinë e sinjalizimit zanor, të verbrit improvizuan një semafor akustik gjatë marshimit, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Jonuz Metaj, kryetar i shoqatës në Durrës, theksoi sfidat e përditshme të 300 anëtarëve të kësaj shoqate në Durrës dhe nevojën për një qytet të aksesueshëm edhe prej tyre, si dhe mbështetje ekonomike. 

Lindita Kurtaj, e cila ka statusin e të verbrit si pasojë e tensionit të lartë, shprehet e pakënaqur me mbështetjen financiare të pamjaftueshme nga shteti, ndërsa sfidat në përditshmërinë e saj janë të shumta.

Pjesëmarrësit ngritën gjithashtu çështjen e mungesës së trotuarëve të përshtatshëm dhe shirita vizues që do të ndihmonin në orientimin e tyre. Indrit Losi, një nga pjesëmarrësit, foli për rrezikun e përhershëm nga rrugët e dëmtuara dhe trotuaret me gropa, duke kërkuar të paktën mbushjen e tyre me cakull për të shmangur aksidentet. 

Përtej qytetit, sfidat janë edhe më të mëdha

Situata paraqitet edhe më e rëndë për të verbrit që jetojnë në fshatra, ku infrastrukturat janë edhe më të papërshtatshme. Madje as nuk bëhet fjalë për to. Edhe rrugët janë të paasfaltuara, u shpreh Indrit Losi, duke vënë në dukje dhe vështirësitë e përballimit të shpenzimeve për pajisje dhe shërbime që mund të lehtësojnë jetën.

“Një hap i vogël, si mbushja e këtyre gropave, do të ishte një ndihmë e madhe për ne,” shtoi ai.

Apel për ndërgjegjësimin e institucioneve dhe shoqërisë

Në Durrës, rreth 800 persona kanë statusin e të verbërit dhe përballen me sfida të përditshme për të jetuar me dinjitet dhe pavarësi. Duke marshuar në qendër të qytetit, ky komunitet kërkoi jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për të drejtat e tyre. 

Të verbrit durrsakë nuk kërkojnë lëmoshë, por një qytet më të arritshëm dhe një jetë më të pavarur për ta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...