Gjykata e Romës: Vendosja e Emigrantëve në Qendrën e Gjadrit është e Paligjshme

Date:

Share post:

Përplasjet Qeveri-Drejtësi në shtetin fqinj përfshijnë dhe Shqipërinë si palë e tretë në çështjen e emigrantëve që do të vijojnë ecejaket mes ujërave të Adriatikut. Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës e ka deklaruar të paligjshme vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër, Shqipëri. Sipas mediave italiane, vendimi i gjykatës erdhi si përgjigje ndaj masës së marrë më 17 tetor nga policia e Romës, që urdhëroi transferimin e 12 të huajve drejt kampit në Gjadër. Këta emigrantë janë pjesë e një grupi prej 16 personash nga Bangladeshi dhe Egjipti, të cilët u transportuan nga anija “Libra” e Marinës Italiane.

Gjykata ka urdhëruar rikthimin e 12 azilkërkuesve në Itali, duke argumentuar se ata nuk mund të qëndrojnë në qendrën e Gjadrit dhe as të lihen të lirë në territorin shqiptar. Vendimi i gjykatës mbështetet në faktin se dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk konsiderohen të sigurta, duke marrë parasysh dhe një vendim të mëparshëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Megjithatë, vendimi i fundit i gjykatës nuk ndikon në kampet e ngritura në Shqipëri, pasi ato janë ndërtuar për refugjatët që mbërrijnë nga vendet e konsideruara të sigurta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...