Bllokimi në kufi i Gazetarëve shqiptarë, nga autoritetet greke, denoncohet nga UGSH

Date:

Share post:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër bllokimin e reporterëve dhe operatorëve shqiptarë nga autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës të shtunën, më 2 nëntor 2024. Sipas Unionit, ky akt përbën një shkelje të rëndë të normave të Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe veçanërisht gazetarëve në këtë rast.

Gazetarët dhe operatorët e mediave kryesore shqiptare u mbajtën për rreth tre orë në pikën kufitare, në një veprim që Unioni e konsideron të papranueshëm dhe në kundërshtim me rregullat dhe normat bilaterale. Sipas raportimeve, autoritetet greke kërkuan një notë verbale nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë si kusht për lejimin e kalimit të gazetarëve, gjë që Unioni e cilëson si një pengesë burokratike dhe një precedent të përsëritur.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u ka bërë apel organizatave të gazetarëve në Greqi dhe organizatave ndërkombëtare që të dënojnë këtë veprim dhe të rikthejnë vëmendjen ndaj sjelljeve të përsëritura të autoriteteve greke kundër gazetarëve shqiptarë. Sipas Unionit, ky trajtim diskriminues dëshmon se disa gazetarë shqiptarë konsiderohen “të padëshiruar” nga institucionet greke, e disa kolegë ende të pashpallur zyrtarisht “non grata.”

Unioni paralajmëron se veprime të tilla dëmtojnë marrëdhëniet fqinjësore dhe minojnë parimet e Bashkimit Europian për lirinë e medias dhe respektin ndaj të drejtave themelore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...