“Kujdes nga miku” sjell humor dhe problematikat e familjes në teatrin e Durrësit

Date:

Share post:

Mbrëmjen e së premtes, në skenën e Teatrit të Durrësit u shfaq me sukses komedia “Kujdes nga miku,” një prodhim plot humor dhe situata nga regjisori i njohur Armand Bora. Një komedi familjare që vë në qendër disa situata të papritura dhe të ndërlikuara, të cilat shndërrohen në burime të pafundme të qeshurash dhe momenteve gazmore për publikun.

Sipas regjisorit Armando Bora, qëllimi i kësaj shfaqjeje është që të afrojë artdashësit me një spektakël të këndshëm, ku nëpërmjet personazheve të thjeshta dhe ngjarjeve plot ngatërresa, çdo shikues të mund të gjejë diçka nga e përditshmja, për të qeshur dhe për të menduar.

“Kjo komedi i sjell problematikat e familjes shqiptare dhe krizat e saj me gjuhën e humorit”, tha Bora.

Ndërsa aktori Ledion Lako, i cili interpreton me humor të jashtëzakonshëm, e sheh këtë komedi si një udhëtim emocional që fton shikuesit të reflektojnë mbi situata të njohura në jetën e përditshme.

Historia nis me Norin, që së bashku me bashkëshorten e tij, shkon për vizitë tek shtëpia e mikut të tij të ngushtë, Katit. Megjithatë, atmosfera e qetë e miqësisë prishet kur Norit i bie telefoni dhe mëson një lajm të çuditshëm. Xhensila, vajza me të cilën ai sapo ka nisur një histori dashurie, është rrëmbyer. Kjo ngjarje e papritur çon në një seri ngatërresash që zbulohen në mënyrë zbavitëse dhe të papritur gjatë gjithë komedisë.

“Jemi popull që kemi nevojë të qeshim”, tha aktori Amos Zaharia që interpreton Norin.

Ndërkaq për dy aktorët e Portokallisë Ledio Lako dhe Cubi Metka përballja me publikun durrsak është e veçantë. 

“Jam për herë të parë në teatrin e Durrësit. Nuk e di pse nuk kam pasur asnjëherë shfaqje këtu. Në të gjitha qytetet kam qenë, po në Durrës vetëm për plazh”, u shpreh Cubi Metka.

“Duam ta kënaqim publikun se në Durrës kam qenë vetëm në det, por në tokë, skenë, jo. Me personazhin tim, Sokratin, mendoj se kam bërë një punë profesionale”, shtoi Ledio Lako.

Publiku durrsak e mirëpriti komedinë me duartrokitje dhe të qeshura, duke shijuar çdo moment të saj dhe duke iu bashkuar gëzimit të personazheve të sjella në jetë me profesionalizëm nga aktorët. Për ata që e humbën shfaqjen e së premtes, do të kenë një mundësi tjetër për ta parë ose për ta rishijuar të dielën në mbrëmje, ku komedia do të rikthehet në skenën e Teatrit të Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...