Ikona e humorit durrsak, aktori Muharrem Hoxha feston 74-vjetorin e lindjes

Date:

Share post:

Një ikonë e skenës së qytetit bregdetar e më gjerë, aktori i humorit Muharrem Hoxha, që e ka bërë publikun të qeshë dhe të emocionohet ndër dekada, feston sot 74-vjetorin e lindjes.Në këtë 5 nëntor, Teatri i Durrësit, po jo vetëm, uroi duke kujtuar me respekt dhe dashuri aktorin e humorit Muharrem Hoxha. 

I lindur më 5 nëntor 1950 në Durrës, Muharrem Hoxha nisi rrugëtimin e tij artistik që nga vitet e rinisë, fillimisht si amator në Pallatin e Rinisë, për të vazhduar më pas si profesionist në estradën e Durrësit, të njohur dikur si Teatri i Varietesë. Që nga viti 1973 e deri në pensionin e tij në 2015, Hoxha ishte pjesë e pandashme e trupës, duke sjellë gëzim dhe humor për publikun e tij besnik.

Në kujtimet e tij, aktori rrëfen se ishte Fadil Hasa, një tjetër emër i shquar i humorit durrsak, që i hapi dyert në estradë. Hoxha kujton se si Fadili e mori me vete nga një ndërmarrje në tjetrën për të performuar dhe shprehet se kjo periudhë ishte nga më të bukurat e jetës së tij. 

“Kudo shkonte Fadili, shkoja edhe unë,” thotë ai me nostalgji.

Muharrem Hoxha nuk ishte thjesht një aktor, por një shok dhe bashkëpunëtor besnik për kolegët e tij në skenë. Ai gjen rastin t’i falenderojë të gjithë, që nga Gjergj Vlashi, Enver Plaku, Aishe Stari, Roland Koça dhe deri tek regjisori Haxhi Rama, duke e cilësuar si një periudhë të artë të jetës së tij profesionale bashkëpunimin me ta.

Me këtë përkujtim të përzemërt në rrjetin social Facebook, Teatri i Durrësit shpreh mirënjohjen për një artist që e bëri humorin pjesë të përditshmërisë së durrsakëve dhe që gjithmonë do të mbetet një ikonë e paharruar e skenës. 

Edhe ne të Zëri Online urojmë Muharrem Hoxhën në këtë përvjetor, me shpresën që humori, mirësia dhe pasioni i tij të jenë të pranishme në skenë dhe të frymëzojnë breza të rinj artistësh.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...