Anija turke “Moliva” largohet nga Durrësi pas shkarkimit të mbetjeve toksike. Hetimi në fazë kritike

Date:

Share post:

Pas përfundimit të operacionit të shkarkimit dhe skanimit të 102 kontejnerëve të mbushur me mbetje të dyshuara toksike, anija turke “Moliva” ka lënë më në fund portin e Durrësit, duke u nisur drejt portit italian Gioia Tauro për të vijuar aktivitetin e saj transportues. Ky operacion, i koordinuar me kujdes nga autoritetet në Durrës e Tiranë, shënoi fundin e qëndrimit të gjatë të anijes në ujërat shqiptare.

Pas shkarkimit, ngarkesa e mbetjeve u transportua dhe depozitua në një venddepozitim të posaçëm, të krijuar në kohë rekord në periferi të Durrësit, në zonën e Spitallës, pranë EkoParkut, përgjatë rrugës për në Sektorin Rinia. Ky venddepozitim, që strehon rreth 2100 ton mbetje nga sektori metalurgjik, është tashmë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive Shtetërore dhe Komunale (AAPSK) dhe monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga kamerat e sigurisë dhe policia, duke garantuar kështu mbikëqyrjen e plotë të ngarkesës së rrezikshme.

Masa të tilla strikte u ndërmorën për të shmangur rreziqet e mundshme mjedisore dhe për të përmbushur standardet ndërkombëtare të menaxhimit të mbetjeve. Me largimin e “Moliva”-s, autoritetet kanë siguruar gjithashtu që të gjithë procedurat e nevojshme ligjore dhe të sigurisë janë respektuar deri në këtë moment. Ndërsa procesi i hetimit është futur në një fazë kyçe, marrjen e kampionëve dhe analizimin e tyre në laboratorë të specializuar, kur ekspertiza e specialistëve të mirëfilltë mbetet faktor kyç për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik në rrezik nga mbetjet që bënë xhiron e botës për tu rikthyer sërish aty nga u nisën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...